Klopp mendon të transferojë edhe një tjetër talent që po shkëlqen në Europë

Futboll

Klopp mendon të transferojë edhe një tjetër talent që po shkëlqen në Europë

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 13:54
Klopp

Borusia Dortmund po rrit një tjetër talent me cilësi të klasit botëror, pas Erling Haland, radha është e Xhud Bellingam.

Mesfushori i “Tre Luanëve” arriti të dëshmonte se është një lider i vërtetë, pavarësisht moshës së re.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar as Jurgen Klopit, i cili e shikon futbollistin në fjalë si opsion për të përforcuar ekipin:

“Paratë nuk mjaftojnë në vlerësimin e talentit të Xhudit. Ai është lider i lindur, prezenca me përfaqësuesen angleze në Botëror vërtetoi provën se ai e ka të ardhmen e ndritur.

Kam dy ose tri vjet që e vëzhgoj dhe përparimi është i jashtëzakonshëm. E dua Bellingamin, shpresoj të vijë te Liverpuli”, Klopp.

Së fundmi Liverpuli ka arritur që të sigurojë shërbimet e Kodi Gakpo, duke mposhtur dhe konkurrencën e Mançester Junajtid e Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat