Sy dhe veshë nga supersfida me Napolin

Futboll

Sy dhe veshë nga supersfida me Napolin

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 11:41
Sy dhe veshë nga supersfida me Napolin

Lautaro Martinez pritet në mbrëmje në Milano dhe të premten do të stërvitet me shokët e skuadrës në “Appiano” për herë të parë që nga fitorja e tij në Kupën e Botës. Lajm i mirë për Simone Inzaghin, i tunduar tashmë për të luajtur me “Lu-La” nga minuta e parë në ndeshjen e madhe kundër Napolit, më 4 janar.

Pas muajsh që larg për shkak të problemeve fizike të Lukakut, ky tandem zikaltër pritet të luajë së bashku kundër Osimhenit dhe shokëve të tij. Një sfidë shumë e fortë, që kërkon formacionin më të mirë të mundshëm. Në fakt, gjithçka do të varet nga përgjigja që do të japë “Toro” në fushë para përballjes me kryesuesit e Serie A.

Alternativa është përdorimi i Dzeko me belgun që nga minuta e parë, nëse argjentinasi nuk do t’i ketë xhirot e duhura të “motorit”, pas pushimeve dhe festimeve me Argjentinën e tij. Ndërsa shkonte nga një festë (e merituar) në tjetrën, Lautaro i garantoi Inzaghit se nuk kishte shtuar peshë dhe nuk kishte humbur formën e tij më të mirë.

Megjithatë, pas 10 ditësh pushime, do të jetë fusha që do të tregojë nëse “Toro” do të jetë në gjendje të luajë që në minutën e parë kundër Napolit dhe kështu të riformojë “Lu-La”, duet i parë shumë pak në pjesën e parë të sezonit për shkak të problemeve fizike të Lakakut.

Trajneri Inzaghi është i vetëdijshëm se shpresat për të rihapur garën e titullit vijnë nga fitorja ndaj Napolit dhe nga golat e çiftit të sulmit zikaltër. Lautaro, pavarësisht se nuk ka luajtur një Botëror të madh në planin personal, është i emocionuar për triumfin në Katar dhe do të përpiqet të sjellë entuziazmin e tij të madh te zikaltrit.

Shpresa e Inzaghit është që ai entuziazëm të “infektojë” Lukakun, i cili më në fund është në formë nga ana fizike, pas muajsh të vështirë, por që është rikuperuar edhe moralisht, pas eliminimit të hidhur në fazën e grupeve të Belgjikës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat