Brezi i “artë” i Brazilit mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Pelesë

Futboll

Brezi i “artë” i Brazilit mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Pelesë

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 23:37
Brezi i “artë” i Brazilit mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Pelesë

E gjithë bota e futbollit janë bërë bashkë për të nderuar legjendën braziliane Pele, i cili u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Në mesin e tyre nuk mund të mungonin dhe ngushëllimet e brezit të artë të kombëtares Braziliane. Nga Rivaldo, Ronaldo Nazario tek Roberto Carlos, Cafu dhe të tjerë kanë shprehur ngushëllimet ndaj familjes së Peles, si dhe vlerësimet për “Mbretin e Futbollit”.

Postimi i Rivaldos:

I jam mirënjohës Zotit që jam brazilian. Futbolli ynë njihet dhe respektohet në mbarë botën për gjithçka që ka bërë në fushë dhe kjo nuk do të harrohet kurrë. Jam krenar që kam luajtur në dy Kupa Bote me numrin 10 që u shenjtërua prej tij.

Mbreti Pelé, trashëgimia jote është e përjetshme. Zoti i bekoftë dhe ngushëlloftë zemrat e familjarëve. U prefsh ne paqe mbreti Pele

Ronaldo Nazario shkruan: Unik. Teknik. Kreativ. Perfekt. I vetmi në llojin e tij. Aty ku arriti Pele, aty qëndroi. Pa u larguar kurrë nga maja, ai na lë sot. Mbreti i futbollit.

Bota e futbollit në zi. Trishtimi i ndarjes përzihej me krenarinë e pamasë të historisë së shkruar. Çfarë privilegji të vij pas teje miku im Talenti yt është një shkollë që duhet të kalojë çdo lojtar. Trashëgimia juaj do të kapërcejë brezat. Dhe kështu do të mbetet gjallë. Faleminderit, Pelé. U prefsh ne paqe.

Roberto Carlos: Bota e futbollit të falënderon për gjithçka që bëre për ne faleminderit Mbreti Pele

Cafu: Pele vdes, ky lajm nuk është i vërtetë… Pelé nuk do të vdesë kurrë… Pelé nuk do të na lërë kurrë… Pelé nuk do të pushojë kurrë së ekzistuari… Pelé është i përjetshëm, Pelé është mbret, Pelé është unik… ai vetëm sa shkoi të pushojë pak, por do të përjetësohet në çdo gol madhështor, në çdo lëvizje mjeshtërore, por kryesisht në secilin prej nesh që e kemi si zanat futbollin dhe që jemi frymëzuar nga ai dhe gjithë brezi i tij.

Pata takime të pakta me të, ky përqafim në një nga ditët më të lumtura të jetës sime dhe një tjetër shumë i veçantë ishte kur e prita në Fondacionin Cafu. Në atë moment, Jardim Irene u përjetësua vërtet. Pusho Mbret, ne këtu do të vazhdojmë pa gjenialitetin tënd, por me trashëgiminë tënde të përjetshme. Lamtumirë Pele…

Gilberto Silva: U prefsh ne paqe Mbret! Historia e tij nuk do të harrohet kurrë! Zoti ngushëlloftë zemrën e gjithë familjes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat