PSG bie dhe fillojnë polemikat

Futboll

PSG bie dhe fillojnë polemikat

Më: 2 janar 2023 Në ora: 12:23
Mbappe

Nëse dita e mirë duket që në mëngjes, 2023 nuk ka filluar në mënyrën më të mirë për Paris Saint-Germain. Në fakt, parisienët pësuan humbjen e parë sezonale në Ligue 1 në ditën e Vitit të Ri, duke humbur 3-1 ndaj Lensit të vendit të dytë, që tashmë ka shkuar 4 pikër larg kreut.

Një ndeshje në të cilën PSG u paraqit me shumë mungesa. Në fakt, në stadiumin Bollaert-Delelis mungonte edhe Messi, ende duke festuar Botërorin e fituar me Argjentinën, edhe Neymar, i cili u skualifikua pas dy kartonëve të verdhë të marrë në ndeshjen e mëparshme, atë ndaj Strasburgut.

Mbappè i vetëm mund të bënte pak dhe me humbjen e parë të këtij sezoni padyshim që polemika nuk mund të mungonin. Kundër kujt? Natyrisht kundër të gjithëve. Ka nga ata që e nxjerrin në pah ata që mungojnë dhe nga ata që nënvizojnë se pa ata PSG nuk duket të bëjë asgjë.

Për kategorinë e parë, komenti që po bën bujë në Twitter është ai i një tifozi të zhgënjyer nga Messi dhe Neymar. “Humbja e parë e sezonit për shkak të një argjentinasi që feston prej 20 ditësh dhe një braziliani që nuk di si të sillet në fushë”.

Dhe çdo referencë për faktin se Pleshti është ende në Argjentinë dhe për të kuqin mjaft qesharak të brazilianit nuk duket aspak e rastësishme. Dhe ka nga ata që bien dakord: “Kjo është e vërteta, edhe nëse do t’u vijë mirë disa dtifozëve…”.

Por padyshim që ka edhe nga ata që mendojnë se fajin e ka kush ka qenë në fushë. Duke filluar nga Mbappè, i akuzuar se nuk mund të shkëlqejë në mungesë të shokëve të rëndësishëm të skuadrës, si te Francë ashtu edhe te PSG.

“Pra, kur PSG fiton është falë Mbappè, kur PSG humbet është faji i Messi dhe Neymar?”, pyet dikush. Dhe sulmet ndaj francezit nuk mungojnë.

“Pra, ju po më thoni se lojtari më i mirë francez i këtij shekulli nuk është i aftë të bëjë asgjë kundër një ekipi të nivelit të dytë nëse nuk ka një brazilian pranë tij që e mban për dore,” theksojnë mbështetësit e tjerë.

Me pak fjalë, situata në Parkun e Princave nuk është aspak e qetë. Dhe duke marrë parasysh që nuk ka ardhur akoma Messi me Kupën… e fituar kundër Mbappè, situata mund të ndizet akoma më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat