Bastet sportive, ja kush do të ketë të drejtë të luajë dhe deri sa lekë

Futboll

Bastet sportive, ja kush do të ketë të drejtë të luajë dhe deri sa lekë

Më: 3 janar 2023 Në ora: 11:34
Bastet sportive

Bastet sportive do të rikthehen ligjërisht online në 2023, ku regjistrimi i personave që duan të vënë skedina  pritet të bëhet me kartë identiteti.

“Licensat e këtyre kompanive do të kontrollohet nga shteti shqiptar.

Do të ketë edhe kritere për personat që duhet të luajnë dhe kush jo e sasinë gjithashtu. Çdo person që do të luajë do të jetë I kontrolluar në shumën që do të luajë.

Pra, nuk mund të luajë kushdo sa të dojë.

Një person që merr x lek në muaj, pagë minimale, ku ka arritur ti marr kaq shumë para të luajë në një ditë.  Këto të ardhura nga kanë ardhur? Kjo është një mënyrë e kontrollit të parave të pista, të themi.”- tha Endrit Hoxha- zv.ministër i sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat