Formacionet zyrtare të Arsenalit dhe Newcastle

Futboll

Formacionet zyrtare të Arsenalit dhe Newcastle

Më: 3 janar 2023 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Emirates” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Arsenalit dhe Newcastle United, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 19 të Premier Ligës angleze.

Newcastle do të synojë që ta vazhdojë ngjitjen në tabelë dhe ta ndalë liderin e kampionatit anglez, ku një fitore e mundshme do ta ngjiste në pozitën e dytë.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Arsenali e mposhti Brightonin me rezultat 4:2, kurse Newcastle barazoi pa gola me Leeds United.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë nëntë pikë në tabelë, ku Arsenali zë vendin e parë në kuotën e 43 pikëve, në krahasim prej Newcastle që renditet në pozitën e tretë me 34 pikë.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin maj të këtij viti, ku asokohe Newcastle regjistroi fitore solide me shifrat 2:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Arsenalin nuk do të paraqiten Jesus, Nelson dhe Smith Rowe, ndërsa te Newcastle mungojnë Dummett, Isak, Krafth, Shelvey dhe Targett.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Arsenal (4-3-3): Ramsdale; White, Gabriel, Saliba, Zinchenko; Partey, Odegaard, Xhaka; Saka, Martinelli, Nketiah

Newcastle United (4-3-3): Pope; Trippier, Botman, Schar, Burn; Willock, Longstaff, Guimaraes; Joelinton, Wilson, Almiron

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat