Hakaj bën turqit të pendohen!

Futboll

Hakaj bën turqit të pendohen!

Më: 5 janar 2023 Në ora: 11:43
Hakaj

Esin Hakaj bën turqit të pendohen dhe të kërkojnë rikthimin në skuadër pas aventurës së shkurtër në verën e vitit 2021. Mbrojtësi i majtë i Vllaznisë është rikthyer në fokusin e Samsunsporit, aty ku u transferua nga Partizani, e më pas u rikthye në Shkodër.

“Panorama Sport” mëson se gjatë ditëve të fundit ka pasur një interesim konkret të turqve për të rikthyer në skuadër 26- vjeçarin, i cili është pa diskutim një prej elementëve më të rëndësishëm të Vllaznisë.

Burime pranë lojtarit tregojnë për gazetën se ka mbërritur një ofertë nga klubi turk, i cili ka përdorur si shkes menaxherin që e transferoi edhe dy vite më parë. Mirëpo, vetë lojtari ka adresuar agjentin dhe kontaktet e ardhura direkt nga Samsunspori, se për të ardhmen e tij duhet të ulen në bisedime me drejtuesit e Vllaznisë.

Vetë Hakaj duket se nuk është shumë i bindur për një tjetër lëvizje, për më tepër që ka qenë më parë te Samsunspori.

Ai është nën kontratë me shkodranët dhe turqit duhet të arrijnë njëherë marrëveshjen me presidentin Alban Xhaferi për dëmshpërblimin, e më pas të gjejnë OKin e lojtarit. Gjasat për një largim të Hakajt janë të pakta, por deri në fund të muajit janar, kur dhe mbyllet merkatoja, asgjë nuk është e pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat