Napoli bën gati kontratën e re për Rrahmanin, i shton dhe pagën

Futboll

Napoli bën gati kontratën e re për Rrahmanin, i shton dhe pagën

Më: 5 janar 2023 Në ora: 14:02
Napoli bën gati kontratën e re për Rrahmanin, i shton dhe pagën

Amir Rrahmani do të vijojë të jetë pjesë e Napolit. Paraqitjet e tij të mira nën drejtimin e Luciano Spallettit duket se kanë bindur drejtuesit e klubit që t’i besojnë Rrahmanit të ardhmen e mbrojtjes së skuadrës.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës pritet të rinovojë kontratën deri në vitin 2027.

Në stadium në sfidën Inter-Napoli ndodhet edhe agjenti i mbrojtësit, Ardian Aliaj i cili do të takohet me drejtuesit e kaltër për të diskutuar detajet e fundit të marrëveshjes.

Sa i përket pagës së lojtarit, Rrahmani pritet të përfitojë nga kontrata e re rreth 2.6 milionë euro në sezon.

Kontrata aktuale e mbrojtësit të Kosovës skadon në qershor të viti 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat