Refuzoi Shqipërinë! Greqia nuk pret dhe i dërgon...

Futboll

Refuzoi Shqipërinë! Greqia nuk pret dhe i dërgon...

Më: 5 janar 2023 Në ora: 17:16
Ndoj

Andreas Ndoji nuk zgjodhi që të përfaqësonte Shqipërinë.

Tashmë është histori e ditur se mbrojtësi i ri do të mbrojë ngjyrat e helenëve. Greqia nuk ka pritur të humbas më shumë kohë dhe e ka shfrytëzuar momentin.

Sipas raportimeve të mediave greke, një ftesë ka mbërritur menjëherë te lojtari i Olimpiakosit.

Ai do të jetë pjesë e Kombëtares kundër Gjibraltarit, në ndeshjen që do të zhvillohet në 24 mars për kualifikueset e Europianit.

Federata Greke ka nisur menjëherë veprimet për të zgjidhur të gjitha problemet dhe dokumentet e nevojshme pasi Ndoji ishte pjesë e moshave të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat