Partnerja e lojtarit nga Kosova ka marrë edhe mbiemrin e futbollistit!

Futboll

Partnerja e lojtarit nga Kosova ka marrë edhe mbiemrin e futbollistit!

Më: 6 janar 2023 Në ora: 21:30
Partnerja e lojtarit nga Kosova

Futbollisti Eros Grezda dhe këngëtarja Ajsel Abazi, zbuluan se kanë kurorëzuar në fshehtësi dashurinë e tyre.

Ata përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram me rastin e Vitit të Ri, iu drejtuan ndjekësve të tyre këtë festë si ‘Zoti dhe Zonja Grezda’.

 “Zoti dhe Zonja Grezda ju dëshirojnë një vit të lumtur”, ka qenë mbishkrimi i çiftit sipër një fotografie të përbashkët të publikuar në Instagram.

Mirëpo së fundmi është zbuluar dhe një detaj i cili konfirmon edhe një herë se çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Në profilin e këngëtares në Instagram është vënë re ndryshimi në mbiemrin e saj. Nga Ajsel Abazi tashmë është bërë Ajsel Grezda, duke treguar kështu se bukuroshja ka vendosur të mbajë mbiemrin e futbollistit.

Nuk dihet se kur ka nisur raporti mes dy personazheve, por teksa vetë Erosi shpërndan fotot e saj në rrjetet sociale, lidhja e tyre dukej e konsoliduar tanimë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Grezda me anë të një story në “Instagram”, ku duket duke darkuar vetëm për vetëm me partneren e tij.

Kështu, duket se Grezda ka vendosur t’i japë fund beqarisë dhe lidhjeve të tij me emra të njohur të botës së shoubiz, me historinë e tij me modelen Oriola Marashi që për shumë kohë pushtoi mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat