Anxhela bën gjestin e madh, ndërton fushë futbolli në Shkodër

Futboll

Anxhela bën gjestin e madh, ndërton fushë futbolli në Shkodër

Më: 7 janar 2023 Në ora: 11:59
Anxhela

Anxhela Martini bën gjestin e madh, ndërton fushë futbolli në Shkodër!

Modelja Anxhela Martini jo vetëm që nuk e ka harruar origjinën e saj shkodrane, por ka vendosur të kontribuojë për vendlindjen.

Nëpërmjet fondacionit që drejton, Anxhela ka financuar rinovimin e fushës së futbollit në shkollën 9-vjeçare “Ali Laçej” në Shkodër, që është edhe shkolla e zonës ku është rritur modelja bukuroshe.

Një gjest i madh nga Anxhela Martini, e cila, siç dihet, prej shumë vitesh vijon karrierën e saj të suksesshme në botën e modelingut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat