Njihuni me personin që realizoi transferimin rekord të CR7

Futboll

Njihuni me personin që realizoi transferimin rekord të CR7

Më: 7 janar 2023 Në ora: 12:51
Njihuni me personin që realizoi transferimin rekord të CR7

Cristiano Ronaldo ndërpreu bashkëpunimin me agjentin Jorge Mendes pas një jetë së bashku. Legjenda portugeze i dha fund aventurës europiane, zgjodhi milionat nga Arabia Saudite dhe firmosi deri në vitin 2025 me Al Nassr, kontratë nga e cila do përfitojë rreth 200 milionë euro në sezon.

Po kush ishte personi që zhvilloi transferimin e golashënuesit më të mirë të historisë së futbollit në Arabinë Saudite? The Athletic shkruan se gjithçka ndodhi falë Ricardo Regufe, i cili është krahu i djathtë i Cristiano Ronaldos.

Dyshja kanë një histori të gjatë së bashku, që nga koha e Ronaldos si lojtar i ri te Sportingu i Lisbonës. Regufe ishte vetëm 21 vjeç kur u bë pjesë e Nike në vitin 2000 si përgjegjësi për menaxhimin e fotosesioneve të lojtarëve të Portugalisë me firmën e njohur sportive.

43-vjeçari fitoi shpejt respektin dhe admirimin e CR7 dhe mes tyre lindi një miqësi dhe raport i ngushtë profesional në vitin 2003. Regufe filloi ta shoqëronte yllin portugez në ngjarje të tjera komerciale

Në vitin 2018 u bë menaxheri personal i sulmuesit legjendar. Edhe pse zakonisht fokusohej në interesat komerciale të Ronaldos, ai nisi të përfshihej edhe në çështjet sportive për të mbërritur te transferimi rekord te Al Nassr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat