Sneijder tregon arsyen pse kishte refuzuar Liverpoolin

Futboll

Sneijder tregon arsyen pse kishte refuzuar Liverpoolin

Më: 13 janar 2023 Në ora: 11:14
Sneijder

Legjenda e futbollit holandez, Wesley Sneijder, ka pohuar se e kishte refuzuar Liverpoolin gjatë karrierës së tij futbollistike.

Ish-mesfushori sulmues, e vlerëson transferimin e Cody Gakpo nga PSV Eindhoven tek ‘The Reds’.

Sneijder, i cili kishte fituar Ligën e Kampionëve me Interin gjatë një karriere të mbushur me trofe, thotë se ai mund të kishte kaluar te Liverpool në vitin 2013.

“Dikur kam pasur mundësinë për t'u transferuar në Liverpool ose Galatasaray”, tha Sneijder.

“Zgjodha Galatasarayn në atë moment sepse doja të fitoja më shumë trofe dhe Liverpool po kalonte një periudhë të vështirë në atë kohë”.

“Zgjodha trofe sepse ato janë gjëja më e mirë për një futbollist që dëshiron të fitojë. Po ashtu doja të isha i lirë për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Ishte një zgjedhje që e bëra me vetëdije”, theksoi Sneijder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat