Klopp: Nuk mendoj se do të bëjmë lëvizje të tjera

Futboll

Klopp: Nuk mendoj se do të bëjmë lëvizje të tjera

Më: 14 janar 2023 Në ora: 13:42
Klopp: Nuk mendoj se do të bëjmë lëvizje të tjera

Liverpooli ka firmosur me Kodi Gakponë në merkaton e këtij muaji, por trajneri Jyrgen Klop thotë se problemet e skuadrës së tij që ka shumë të dëmtuar, nuk mund t’i zgjidhin transferimet e shumë emrave këtë muaj në “Anfield Road”.

Përpara ndeshjes së sotme të “Reds”- ave kundër Brajtonit, tekniku gjerman tha në konferencë: “Nuk mendoj se do të bëjmë lëvizje të tjera në merkaton e janarit. Situata është kjo që është. Në fund, detyra ime është të përdor djemtë që kam në dispozicion. Unë nuk kam asnjë problem për rreshtimin e skuadrës titullare.

Kur nisim zëvendësimet, ti kupton që nuk ke tri apo katër alternativa dhe nëse nuk ke opsione në stol, atëherë ke lojtarë të rinj në moshë dhe kjo është në rregull. Kjo është situata dhe ti nuk mund t’i zgjidhësh të gjitha problemet në një sesion merkatoje.

Në një vend ëndrrash, ti blen lojtarë dhe i aktivizon, por unë nuk mendoj se do të shohim këtë. Në sezonin tonë më të mirë ne nuk kishim shumë dëmtime. Por nuk është merkatoja zgjidhja për ne. Nëse ka diçka interesante atje dhe dikush më thotë, atëherë po, ne do të hyjmë në merkato. Por në një situatë specifike. Dhe unë nuk mendoj se kjo do të ndodhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat