Ndreca tregon ndryshimin që solli Hallaçi

Futboll

Ndreca tregon ndryshimin që solli Hallaçi

Më: 14 janar 2023 Në ora: 14:11
Ndreca

Kukësi ka barazuar dje 0-0 me Bylisin. Verilindorët kanë nisur të ndryshojnë nën drejtimin e Hallaçit, i cili ka marrë përsipër detyrën për të nxjerrë skuadrën nga zona e ftohtë.

Gjatë kthimit për në kryeqytet, Edison Ndreca ka dhënë një intervistë për emisionin “Sport Magazine”, të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News”. Ndreca ka treguar sekretin e suksesit nën drejtimin e Hallaçit dhe vërejtjet personale që trajneri i ka bërë gjatë kësaj kohe.

“Profesori ka punuar shumë në aspektin mbrojtës. Kërkon detyra shumë të rrepta në mbrojtje. Unë jam një lojtar që më pëlqen të dal përpara dhe shumë herë më tërheq veshin që të mos dal shumë përpara.

Është një situatë e vështirë dhe besoj që kështu mund t’ja dalim, të mos pësojmë gola dhe të mos humbasim ndeshje.

Besoj se do dalim nga kjo situatë e vështirë shumë shpejt. Rëndësi ka që jemi akoma në kohë dhe mund të rikuperojmë ato pikë që kemi lënë”, ka thënë Edison Ndreca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat