Kjo pozitë e Prishtinës në vitin 1983, u debatua shumë në ish Jugosllavi

Futboll

Kjo pozitë e Prishtinës në vitin 1983, u debatua shumë në ish Jugosllavi

Nga: K. Goca Më: 17 janar 2023 Në ora: 18:31
KF Prishtina - 1983: Nga e majta në këmbë: Favzi Rama, Sllobodan Shujica, Faton Domi, Skënder Shengyli, Rifat Mehinoviq, Petre Gruevski. Nga e majta ulur: Faruk Domi, Fadil Muriqi, Fadil Vokrri, Agim Cana dhe Zoran Batroviq.

Gjenerata e artë e Prishtinës, gjeneratë që bëri historinë, nuk do të harrohet kurrë me rezultatet e saja fantastike në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.

Për pesë vite klubi ishte në ligën e parë të atij shteti dhe mbi 90 për qind e përbërjes startuese ishte shqiptare.

Rezultatet dhe pozita e Prishtinës u debatua shumë në gazetat dhe televizionet e ndryshme të asaj kohe, nga Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia etj.

Image

Tabela, 23 tetor, viti 1983

Ekspertët e asaj kohe habiteshin me lojë brilante të Prishtinës. 

Klubi shqiptar me numër rekord shikuesësh, mesatarja 30 mijë për ndeshje, renditej  në vend të dytë pas javës së 12-të (me 23 tetor, viti 1983), me 17 pikë, një me pak se lideri Rijeka. 

Tri fitore rresht, që habitën të gjithë, Prishtina e Fadil Vokrrit, Ramadan Cimilit, Fadil Muriqit, Faruk Domit, Skënder Shengylit, Edmond Rugovës, Faton Domit, Shefqet Sinanit, Rifat Mehinoviqit, Agim Canës, Davzi Ramës, Zoran Batroviqit, Petre Gruveskit, Sllobodan Shujicës etj.

Prishtina - Vardari 2:1 (java 10-t, 5 tetor - 1983), Cërvena Zvezda - Prishtina 1:3 (Beograd, java 11-t, 16 tetor); Prishtina - Velezhi 2:0 (java 12-t, 23 tetor).

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat