Mbrojtësi i Milanit: Gabuam gjithçka

Futboll

Mbrojtësi i Milanit: Gabuam gjithçka

Më: 19 janar 2023 Në ora: 11:36
Simon Kjaer në veprim

Simon Kjaer ishte një ndër të akuzuarit për mbrëmjen e djeshme, por danezi nuk u fsheh nga mikrofonat.

Pas finales së humbur, ai deklaroi: “Filluam keq, pastaj u bë e vështirë.

Ata janë të mirë në atë që bëjnë, por sonte nuk patëm performancën e duhur.

Duhet të shikojmë gabimet e t’u kërkojmë falje tifozëve. Ne duhet ta analizojmë këtë ndeshje dhe pastaj të ngremë kokë përsëri, pasi nuk ka kohë për t’u qetësuar.”

Kuqezinjtë janë rikthyer në orët e para të mëngjesit në Milano dhe menjëherë do të nisin përgatitjet për ndeshjen e kampionatit, e cila është programuar për të martën mbrëma.

Kjaer i ka idetë e qarta si dilet nga kjo situatë. “Justifikimi se jemi një ekip me të rinj nuk mund të përdoret më.

Duhet të jemi të matur dhe të marrim përgjegjësi. Ishte një natë e vështirë, veçanërisht mendërisht, por këto momente duhet të gjejmë identitetin tonë dhe duhet të përmirësohemi në shumë aspekte”, deklaroi mbrojtësi danez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat