Arsenali arrin marrëveshje me Brightonin për Trossard

Futboll

Arsenali arrin marrëveshje me Brightonin për Trossard

Më: 19 janar 2023 Në ora: 17:34
Fabrizio Romano

Siç konfirmohet nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, skuadra e Arsenalit ka arritur marrëveshje të plotë me Brightonin për të transferuar Leandro Trossard.

Arsenali do t’i paguajë skuadrës së Brightonit tarifën e transferimit prej 31 milionë eurove.

Kushtet personale nuk janë problem pasi që Trossard ka pranuar t’i bashkohet “Topçinjëve” në një kontratë afatgjate.

Trossard do ta nënshkruajë kontratën e tij me Arsenalin së shpejti, ndërsa testet mjekësore janë caktuar në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat