Villareali fiton me golin në minutën e dhjetë shtesë 

Futboll

Villareali fiton me golin në minutën e dhjetë shtesë 

Nga: K. G. Më: 22 janar 2023 Në ora: 16:09
Villareali

Villareali ka shënuar një fitore me mund të madh, me rezultat 1:0 ndaj Girona-s. 

Një fitore që nuk do të harrohet një kohë të gjatë, pasi që dy penallti u referuan në kohën shtesë. 

Në minutën e 90+4, Moreno i Villarealit dështoi nga penalltia.

Në minutën e 90+10, Parejo i saktë nga penalltia dhe ia siguroi fitoren VIllarealit.

Girona mbetet me një lojtar me pak në minutën e 79-të, Bueno u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.

Pas javës së 18-të në kampionatin spanjoll, Villareali është në vend të pestë me 31 pikë dhe Girona e 11-ta me 21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat