Paçarada firmos me Koln deri në 2026-ën

Futboll

Paçarada firmos me Koln deri në 2026-ën

Më: 23 janar 2023 Në ora: 12:09
Paçarada

Tani është zyrtare! Kapiteni Leart Paçarada do të largohet nga FC St. Pauli me parametra zero në fund të sezonit dhe do të transferohet në Bundesliga 1 te klubi i Koln, me të cilin mbrojtësi i majtë nënshkroi kontratë deri më 30 qershor 2026.

Me skuadrën e re, mbrojtësi dardan ngjitet nga Bundesliga 2, ku konkurronte skuadra e St. Pauli, te elita e futbollit në Gjermani.

Paqarada kaloi te St. Pauli nga SV Sandhausen në vitin 2020, ku tërhoqi vëmendjen me dhjetë asistime dhe dy gola në sezonin 2021-2022.

Në sezonin aktual 28-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka dhënë katër asistime në 15 ndeshje deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat