Shqipëria mundet në miqësoren e parë kundër Italisë

Futboll

Shqipëria mundet në miqësoren e parë kundër Italisë

Më: 24 janar 2023 Në ora: 20:29
Shqipëria mundet në miqësoren e parë kundër Italisë

Kombëtarja shqiptare U-16 zhvilloi këtë të martë takimin e parë miqësor kundër Italisë U-16.

Në ndeshjen e zhvilluar në qendrën e Koverçanos në vendin fqinj, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Agron Kërçova u mundën me rezultatin 3-0.

Shqipëria U-16 e nisi ndeshjen me këtë formacion: Leonard Kolgecaj (GK), Lucas Cekrezi, Mattia Koçi, Milan Kovaçi, Elio Gjoshi, Ernesto Marqeshi, Serxho Vogli, Alen Vukaj, Emiljano Mihana (c), Leo Begolli; Rikardo Sheji.

Një ndeshje e mirë për kuqezinjtë, të cilët pavarësisht rezultatit treguan karakter dhe dhuruan një paraqitje pozitive në fushën italiane. Vendasit na ndëshkuan që në minutën e katërt të takimit, me Christian Comotto-n, ndërsa dyfishojnë shifrat po gjatë pjesës së parë me Samuele Inacia-n. 

Në fraksionin e dytë, trajneri Kërçova bën disa ndryshime në skuadër, duke hedhur në fushë Agollin, Ndoj, Kurtin, Boriçin, E. Agollin, Nelën, Zekajn e Tushin. Italianët vulosin fitoren 3-0 në minutën e 65-të me Vincenzo Damiano-n.

Pavarësisht rezultatit, ky ishte një test mjaft i vlefshëm për stafin teknik të përfaqësueses kuqezi dhe trajnerin Agron Kërçova për të provuar shumë elementë të ardhur nga ekipi U-15 dhe seleksionimet e shumta dhe për t’u përballur me bashkëmoshatarët italianë.

Shqipëria U-16 do të zhvillojë një tjetër miqësore ditën e enjte kundër Italisë në qendrën e Koverçanos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat