Nagelsman: Pjesa e dytë me tjetër panoramë

Futboll

Nagelsman: Pjesa e dytë me tjetër panoramë

Më: 25 janar 2023 Në ora: 11:58
Nagelsman

Bajerni ka ndryshuar identitet në këtë vit të ri kalendarik dhe përballja me Këlnin, e vlefshme mbi javën e 17-të të Bundesligës e vërtetoi se panorama e muajit shtator të vitit të kaluar po fillon të shfaqë fantazmat e para.

Madje ata mund të kishin dalë pa pikë në tempullin e vet, por Kimish në rolin e liderit si kapiten ia doli të shmangte humbjen me rrjetën në fundin e takimit.

”Pjesa e parë nuk ishte e duhura në kampin tonë, kjo si rezultat edhe i lojës së kundërshtarit.

Shfrytëzimi i rastit nga ana e tyre u dha shansin të krijonin kordonin e murit përpara portës, e në njëfarë mënyre loja i erdhi si me dëshirë.

Gjithsesi, pjesa e dytë me tjetër panoramë, edhe pse goli u shënua vetëm në fund.

Jam i sigurt se nëse do të kishim finalizuar më herët, rezultati final do të kishte të tjera shifra”, tha trajneri i Bayernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat