Llapit e Ballkanit iu dënohen lojtarët

Futboll

Llapit e Ballkanit iu dënohen lojtarët

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 12:53
Llapit e Ballkanit iu dënohen lojtarët

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë pranë Federatës së Futbollit të Kosovës i ka dënuar protagonistët e incidentit që ndodhi në ndeshjen e Superkupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Llapit, e cila u mbajt në Antalya të Turqisë.

Pasi i shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave dhe në bazë të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjes dhe incizimit televiziv, Komisioni Disiplinor i dënoi, futbollistin e Ballkanit, Lindon Emerllahu dhe atë të Llapit, Elef Firminho me nga dy ndeshje moslojë.

Në minutat shtesë, pas një dueli mes tyre, ata u shtynë dhe u kacafytën mes vete, duke shkaktuar tollovi dhe rrezikuan që në këtë përleshje të përfshiheshin të dyja ekipet.

Siç njofton ky Komision, palët e pakënaqura mund të ushtrojnë ankesë në drejtim të Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej 8 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat