Ultimatum trajnerit Nagelsman

Futboll

Ultimatum trajnerit Nagelsman

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 14:59
Nagelsman

Së fundmi sipas “Sport 1” Hasan Salihamixhiçi dhe Oliver Kani kanë zhvilluar takime me trajnerin Julian Nagelsman.

Ata i kanë dhënë ultimatum 35-vjeçarit mbi prezencën e Xhamal Musialës, në çdo ndeshje të Bajernit që nga minuta e parë.

Edhe pse Julian nuk e ka kursyer, iniciativa e mësipërme dëshmon qartë se sa reputacion ka fituar futbollisti me numër “42” në kampin e rekordmenëve.

Xhevahiri i kampionëve në fuqi të Bundesligë në takimin e fundit prezantoi gjithë arsenalin driblues, duke marrë “zvarrë” thuajse gjithë ekipin e Volfsburgut në golin e tretë.

Përgjatë sezoni aktual 100 milionëshi i gjigantëve nga Munihu (i vlerësuar sipas “Transfermarkt”) regjistron statistikat më të mira në karrierën e tij, ndonëse është ende në hapat e parë, e përkthyer me 14 gola dhe 10 asiste në 27 sfida të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat