Superliga e Kosovës, këto ndeshje e hapin stinorin pranveror

Futboll

Superliga e Kosovës, këto ndeshje e hapin stinorin pranveror

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Pas një pauze prej më shumë se dy muajsh, klubet e Superligës së Kosovës do t’i rikthehen nesër fushave të gjelbra, për ta vazhduar rrugëtimin e tyre drejt objektivave që i kanë për sezonin aktual.

Këtë pauzë ndërmjet dy stinorëve skuadrat e shfrytëzuan për të realizuar përgatitjet e nevojshme brenda dhe jashtë vendit, si dhe për të përforcuar ekipet.

“Kampioni” i stinorit dimëror ishte Drita që renditet në vendin e parë me 38 pikë, aq sa ka edhe kampioni aktual Ballkani në vendin e dytë, por që të dy skuadrat i dallon diferenca e golave.

Ndërkaq, Ballkani do ta ketë mundësinë që të rrëmbejë kreun e tabelës nesër, nëse regjistron fitore si mysafirë ndaj Malishevës.

Po ashtu, aksionit nesër i rikthehet edhe skuadra e Tahir Batatinës, KF Llapi, ku zhvillon ndeshje ndaj Drenicës.

Përveç këtyre dy ndeshjeve do të zhvillohet edhe përballja interesante mes Gjilanit dhe skuadrës së Ferizaj.

Pas 18 ndeshjeve të zhvilluara deri tani, Drita zë vendin e parë me 38 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Prishtina dhe Gjilani me nga 27 pikë.

Dukagjini renditet në vendin e pestë me 22 pikë të arkëtuara, kurse Llapi (6) e Drenica (7) pozicionohen në pozitat gjashtë dhe shtatë me nga 20 pikë. 

Në tri vendet e fundit të tabelës gjenden Malisheva dhe Trepça ’89 me nga 19 pikë, kurse vendin e fundit, respektivisht vendin e 10 e okupon Ferizaj me vetëm 13 pikë të arkëtuara.

Ndeshjet e nesërme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

13:00 Drenica – KF Llapi

13:00 Gjilani – Ferizaj

13:00 Malisheva – FC Ballkani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat