Llapi synon pikë të plota ndaj Drenicës

Futboll

Llapi synon pikë të plota ndaj Drenicës

Nga: K. G. Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 22:46
Llapi

Skuadra e futbollit Llapi i Podujevës, fituesi i Kupës së Kosovës, është gati për sfidën nesërme kundër Drenicës së Skenderajt.

Llapi synon pikë të plota ndaj Drenicës.

“Skuadra e Llapit ka përfunduar ciklin përgatitor në prag të ndeshjes së parë në Albi Mall Superligën e Kosovës e ku Llapi do jetë mysafir i skuadrës së Drenicës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të që zhvillohet nesër (13.00) në stadiumin "Sami Kelmendi" në Lipjan.

E në po të njëjtin stadium, bardhekaltrit sot zhvilluan seancën e fundit stërvitore e cila u bazua kryesisht në aspektin tekniko-taktik.

Shtabi teknik i trajnerëve ka në dispozicion të gjithë futbollistët përveç dyshes Bekim Maliqi e Alef Firmino që mungojnë për shkak të kartonëve”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat