Prishtina përballet me Dukagjinin, Mici shpreson në fitore

Futboll

Prishtina përballet me Dukagjinin, Mici shpreson në fitore

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 21:59
Prishtina

FC Prishtina u rikthehet garave në elitën e futbollit tonë të dielën (12 shkurt) me ndeshjen ndaj KF Dukagjinit.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 19 të Albi Mall Superligës së Kosovës dhe zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Prishtina dhe Dukagjini u takuan edhe të dielën e kaluar ne kuadër të 1/8 së finales së Kupës, me ç’rast ekipi “bardhekaltër” fitoi me rezultat 3:1.

Para takimit të nesërm për faqen zyrtare të FC Prishtina ka folur kapiteni Gledi Mici.

"Është një ndeshje e vështirë në një fushë delikate ku përherë kemi hasur në probleme.

Atmosfera në skuadër është shumë e mirë.

Ky grup është një nga më të mirët me të cilët unë kam qenë pjesë.

Shpresoj që unitetin që kemi te Prishtina ta pasqyrojmë me rezultate.

Fitorja në Kupë na jep një përparësi psikologjike, por duhet të japim edhe më shumë se lojën e kaluar për t’i arkëtuar tre pikë", tha Mici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat