United dhe Chelsea nisin garën për të marrë sulmuesin e Romës

Futboll

United dhe Chelsea nisin garën për të marrë sulmuesin e Romës

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 14:15
Tammy Abraham e Paulo Dybala

Sulmuesi anglez Tammy Abraham mund të rikthehet në Premier League sezonin tjetër.

Për 25-vjeçarin janë interesuar së fundi dy ekipet “big” të kampionatit anglez si Manchester United dhe Chelsea.

Lajmi është konfirmuar nga “The Telegraph”, që ka shtuar se për United objektivi kryesor është sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, por që kushton shumë.

Për këtë arsye, po shihet mundësia për të sjellë në Angli sërish Abraham.

Problem për United është rivaliteti me Chelsea, pasi Abraham ka luajtur dikur me “blues”.

Ata e shitën te skuadra e Romës në vitin 2021 për 40 milionë euro, por me të drejtë riblerje për shumën 80 milionë euro.

Pra, një konkurrencë e fortë për sulmuesin e Mourinho, që ka një kontratë deri në vitin 2026 me Romën.

Këtë sezon ai ka realizuar 6 gola në 22 ndeshje në Serie A, ndërsa vjet realizoi 17 gola, duke qenë protagonist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat