Salah: Pamë Liverpoolin e vjetër

Futboll

Salah: Pamë Liverpoolin e vjetër

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 15:36
Salah

Mohamed Salah ndihmoi Liverpulin të regjistronte fitoren e parë në Premier League për vitin 2023 në derbin e Mersejsajdit kundër Evertonit të hënën.

Goli i sulmuesit egjiptian dhe ai i parë me fanellën e “Reds”-ave për Kodi Gakponë, i rikthyen buzëqeshjen tifozëve në “Anfield” pas krizës që po kalon skuadra e Jyrgen Klopit këtë sezon.

Dhe për sulmuesin egjiptian skuadra tregoi sinjalet e Liverpulit të dikurshëm, i cili ishte i frikshëm.

“Është një fitore shumë e madhe për ne. Mezi po e prisnim këtë ndeshje për të nisur kthesën dhe shpresojmë që të jetë fillimi”, tha Salah për “Sky Sports”.

“Ne ishim pak me fat, por fati ndihmon atë që punon fort. Ne ishim të emocionuar për këtë ndeshje se do të ndryshonte gjithçka.

Shpresojmë që të jetë fillimi. Henderson dhe Milner ishin duke folur javën e shkuar që të shijojmë futbollin tonë të 6 viteve të fundit që jemi bashkë, por tani kemi edhe lojtarë të rinj, të cilët po luajnë shumë mirë.

Dukej sikur ishte Liverpuli i vjetër, por kjo nisi vetëm javën e shkuar”.

Pastaj elozhet për lojtarin më të mirë të ndeshjes, mesfushorin 18- vjeçar, Bajçetiç: “Është një lojtar dhe njeri i shkëlqyer. Që kur ka nisur të luajë për ne ai ka qenë ndoshta lojtari më i mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat