Drita triumfon ndaj Dukagjinit

Futboll

Drita triumfon ndaj Dukagjinit

Nga: K. Goca Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 14:56
Drita

Trajneri Arsim Thaçi shijon fitoren e parë prej se ka marrë drejtimin e Dritës së Gjilanit.

Drita në fushën ndihmëse në Gjilan, i ka shkaktuar humbje me rezultat 5:1 Dukagjinit të Klinës. 

Pas një gabimit të mbrojtjes së Dukagjinit, Tahiri ka realizuar për 1:0.

Në minutën e 62-të, Ergyn Ahmeti i Dukagjinit u tregua i saktë nga penalltia dhe ka barazuar rezultatin 1:1.

Në vazhdim të lojës, Besnik Krasniqi, ka realizuar dy gola për Dritën, në minutën e 76-të dhe të 85-tën nga penalltia.

Në minutën e 89-të, Kastriot Selmani thellon epërsinë në 4:1.

Hajzeraj ka realizur eurogol për 5:1 në minutlën e 90+3.

Drita rikthehet përkatësisht në krye me 41 pikë sa ka edhe Ballkani, por kjo e fundit ka një takim me pak në elitën e futbollit të Kosovës.

Dukagjini renditet në vend të gjashtë me 25 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat