Pesë skuadra italiane dhe një nga La Liga telefonojnë lojtarin e Kosovës

Futboll

Pesë skuadra italiane dhe një nga La Liga telefonojnë lojtarin e Kosovës

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 11:26
Ermal Krasniqi me numër 7 e fanellë të kuqe në veprim

Ermal Krasniqi ka bërë hapin e madh në karrierë duke u larguar nga Ballkani dhe duke iu bashkuar gjigantit rumun CFR Cluj.

Por duket se qëndrimi i tij nuk do të jetë i gjatë në Rumani pas shpërthimit qysh në ndeshjet e para, duke zënë vend në formacionin bazë menjëherë.

Sulmuesi nga Kosova luajti edhe ndaj Lazios në Ligën e Konferencës ku ishte i pandalshëm, madje e nxori nga ndeshja me karton të kuq edhe mbrojtësin vendas Patric.

E paraqitja e mrekullueshme ndaj Lazios ka bërë që emri i Ermal Krasniqit të shënohet në listën e pesë skuadrave italiane, por edhe një nga Spanja.

Gazeta e madhe italiane Tuttosport ka raportuar se Fiorentina Sassuolo, Torino, Udinese dhe Genoa e kanë telefonuar skuadrën rumune për të kërkuar informacione për sulmuesin malishevas.

Përveç skuadrave italiane, në garë për reprezentuesin e Kosovës është edhe Mallorca e Vedat Muriqit që e ka ndjek që prej transferimit të tij në Rumani.

25-vjeçari iu bashkua skuadrës rumune për 300 mijë euro nga Ballkani, derisa vlera e tij pritet të rritet ndjeshëm pas paraqitjeve fantastike me fanellën e Cluj.

Gjithnjë sipas mediave italiane, Krasniqi që ka kontratë me rumunët deri në vitin 2026 mund të largohet nga Cluj nëse vije ndonjë ofertë mbi një milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat