Gol me dedikim për mikun e humbur nga tërmeti në Turqi

Futboll

Gol me dedikim për mikun e humbur nga tërmeti në Turqi

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 13:13
Interi

Romelu Lukaku ishte një nga protagonistët e Interit në triumfin shtëpiak në Serie A ndaj Sampdorias.

Zikaltërit triumfuan me shifrat 3-1 teksa një prej autorëve të golave ishte sulmuesi belg, me Lukakun që pati një dedikim special për mikun e tij Christian Atsu i cili u gjend i vdekur nën rrënojat që shkaktoi tërmeti shkatarrimtar në Turqi.

Së bashku, Lukaku dhe Atsu u takuan kur luanin tek Everton në Premier League me sulmuesin që pas ndeshjes u shpreh se ish-futbollisti ishte një shembull i përulësisë.

“Ke qenë gjithnjë një shembull i përulësisë dhe dashurisë ndaj Zotit.

Gjithashtu edhe për mënyrën si je stërvitur dhe për dashurinë që i ke dhuruar gjithnjë familjes e fëmijëve të tu.

Shpresoj që Zoti t’iu japë atyre forcë dhe të bekoftë zemrën. Do të dua shumë përgjithnjë”, ishin fjalët e Lukakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat