Agjentja e Haaland: Ai vlen 1 miliardë euro

Futboll

Agjentja e Haaland: Ai vlen 1 miliardë euro

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 13:46
Haaland

Sigurisht njëri nga transferimet më të mirë të këtij sezoni është ai i Erling Haaland te kampioni anglez, Manchester City.

Bomberi norvegjez nuk ka dështuar që ta vazhdojë formën e tij sikurse te Borussia Dortmundi, ku këtë sezon në 31 paraqitje në të gjitha garat për Cityn, ka arritur të shënojë plot 32 gola dhe ka bërë katër asistime.

Si duket kjo formë e mahnitshme e Haaland ka bërë që vlera e tij në treg të rritet dukshëm, dhe këtë gjë e konfirmon edhe agjentja e tij, Rafaela Pimenta.

“Erling Haaland tani vlen 1 miliardë euro. E kam seriozisht, jam e sigurt që kjo është vlera e lojtarit”, tha Pimenta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat