Liverpool humb sulmuesin

Futboll

Liverpool humb sulmuesin

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 14:22
Liverpool

Liverpool ia doli të rikthehej te suksesi në Premier League teksa mposhti pa shumë vështirësi Newcastle me rezultatin 0-2.

The Reds iu falën golave të Darëin Nunez dhe Cody Gakpo me dyshen që realizoi brenda shtatë minutave në pjesën e parë (10 dhe 17).

Megjithatë, trajneri Jurgen Klopp duket se nuk mund t’i gëzohet plotësisht suksesit duke qenë se sulmuesi Nunez u largua nga fusha në minutën e 59-të pas një shqetësimi në shpatull. Tekniku gjerman e pranoi pas ndeshjes se uruguajani vuan një problem dhe se është në dyshim për ndeshjen e Champions League ndaj Real Madrid.

“Lajmi i keq është se Nunez vuan një problem në shpatull dhe se duhet të shohim e të presim për të pasur një pasqyrë më të qartë rreth dëmtimit të tij. Duhej ta zëvendësoja pasi e kishte të pamundur për të vazhduar.

Nuk di çfarë të them në këtë moment pasi Nunez ndjen dhimbje. Shpresoj që te jetë një dhimbje që do të kalojë dhetë mos ketë asgjë serioze.

Ndeshja tjetër është ndaj Real Madrid dhe shpresoj të jemi në gjendjen më të mirë të mundshme”, u shpreh Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat