Xhevat Prekazi mezi e shet fanellën e Partizanit të Beogradit, një klub i urryer

Futboll

Xhevat Prekazi mezi e shet fanellën e Partizanit të Beogradit, një klub i urryer

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 18:50
Xhevat Prekazi

Xhevat Prekazi, ish futbollist, e paska shitur fanellën e Partizanit të Beogradit, klubi më i urryer së bashku me Cërvena Zvezdëm famëkeqe, jo vetëm në shtetet ballkanike.

Xhevat Prekazi, e ka shitur më pak se 2 mijë euro ankand fanellën e vet me Partizanin e Beogradit, të nënshkruar, për t’i ndihmuar viktimat e tërmetit vdekjeprurës në Turqi.

Prekazi, i cili karrierën e nisi në klubin e vendlindjen në Mitrovicë KF Remonti para se t’i bashkohej Partizanit në Beograd, e qiti në shitje në ankand fanellën e nënshkruar të ish-klubit të tij serb javën e kaluar dhe paratë e mbledhur nga shitja e saj, 1.887 euro, i ka dhuruar për viktimat e tërmetit.

“Fanella ime u shit për 38.000 lira turke (1.887 euro), në përputhje me kërkesën e donatorit tonë. Faleminderit të gjithë juve që morët pjesë dhe më përkrahët. Të dua shumë, Turqi!” shkroi Prekazi në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat