Baras në Leipzig! Interi fiton në fund

Futboll

Baras në Leipzig! Interi fiton në fund

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 shkurt 2023 Në ora: 20:50 Përditësuar në ora: 23:03 më 22.02.2023
Pamje nga ndeshja Leipzig  - Manchester City

Lukaku shënon për Interin

Ballafaqimi mes Leipzig-ut dhe Manchester City, u karakterizua me lojë të hapur dhe me raste shënimi por nuk u shënuan me shumë se dy gola.

Sfida mes këtyre rivalëve ka përfunduar baras (1:1) në kuadër të ndeshjes së parë të tetës së finales së Champions League në futboll.

Në pjesën e dytë, skuadra gjermane u tregua e rrezikshme, duke shpërdoruar disa raste të mira.  Në minutën e 27-të, Mahrez (Manchester City) gjen pak hapësirë brenda zonës, i cili nga rreth 15 metra ka shënuar në këndin e poshtëm, 0:1.

Pjesa e dytë atraktive. Në minutën e 53-të, një krosim drejt pikës së penalltisë dhe Benjamin Henrichs (RB Leipzig) me kokë gjuan për disa centimetra mbi traversë. 

Në minutën e 55-të, Leipzig pati rast të mirë. Benjamin Henrichs (RB Leipzig) gjuan jashtë portës.

Edhe një rast i mirë për vendasit në minutën e 56-të, pasim i mrekullueshëm nga Timo Werner (RB Leipzig) për Emil Forsberg por nuk mund të përfitojnë nga kjo mundësi.

Në minutën e 70-të, reprezentuesi kroat, Josko Gvardiol (RB Leipzig), ka shënuar gol të bukur me kokë dhe ka barazuar rezultatin 1:1.

Interi ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Portos. 

Zikaltrit përfituan në 12 minutat me një lojtar më shumë në fushë, pasi që Ottavio i Portos u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.

Duhet theksuar në minutën e 57-të, Zaidu (FC Porto) godet bukur por portieri Andre Onana bën një pritje të mahnitshme.

Në minutën e 86-të, zëvendësuesi Lukaku ka shënuar për fitoren e madhe të Interit, që i jep qetësi sado kudo për takimin e kthimit.  

Inter - Porto 1:0

Stadiumi " Giuseppe Meazza" në Milan.
Gjyqtar: S. Jovanoviq (Serbia).
Shënues: Lukaku (86’).
Kartona të verdhë: Dimarco - Otavie, Pepe, Conceicao.

Kartona i kuq: Otavio (pas dy të verdhëve).

Inter:  Onana; Skriniar (Dumfries 81'), Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan (Brozoviç 72'), Dimarco (Gosens 58'); Dzeko (Lukaku 58'), Lautaro Martinez.

Porto: Diogo Costa; Joao Mario, Pepe, Marcano, Zaidu; Pepê, Uribe, Grujiq, Galeno (Evanilson 51'); Otavio, Taremi (Wendell 83').

Leipzig  - Manchester City 1:1

Stadiumi "Red Bull Arena" në Leipzig.
Gjyqtar: S. Gozubuyuk (Holanda).

Shënues: Gvardiol (70') - Mahrez (27').

Kartona të verdhë: Henrichs.

Leipzig: Blaswich - Klostermann (Henrichs 46'), Orban, Gvardiol, Halstenberg (Raum 89') - Laimer, X. Schlager (Haidara 82'), Szoboszlai, Forsberg (Nkuku 66'), Werner - Silva (Haidara 82')

Manchester City: Ederson - Walker, Akanji, Ruben Dias, Aké - Rodrigo, Bernardo Silva, Mahrez, Gündogan, Grealish – Haaland.

Fitore e madhe e Interit

(E plotësuar) - 90' Fundi i ndeshjes.

84' Dy ndeshejt po shkojnë drejt barazimit.

78' Otavio i Portos ndëshkohet me karton të kuq (pas dy të verdhëve).

74' Ndeshjet po shkojnë nga fundi.

70' Reprezentuesi kroat, Josko Gvardiol (RB Leipzig), ka shënuar gol të bukur me kok dhe ka barazuar rezultatin 1:1.

Inter - Porto 1:0

Stadiumi " Giuseppe Meazza" në Milan.

Gjyqtar: S. Jovanoviq (Serbia).

Kartona të verdhë: Dimarco - Otavie, Pepe, Conceicao.

Kartona i kuq: Otavio (pas dy të verdhëve).

Inter:  Onana; Skriniar (Dumfries 81'), Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan (Brozoviç 72'), Dimarco (Gosens 58'); Dzeko (Lukaku 58'), Lautaro Martinez.

Porto: Diogo Costa; Joao Mario, Pepe, Marcano, Zaidu; Pepê, Uribe, Grujiq, Galeno (Evanilson 51'); Otavio, Taremi (Wendell 83').

Leipzig  - Manchester City 1:1

Stadiumi "Red Bull Arena" në Leipzig.
Gjyqtar: S. Gozubuyuk (Holanda).

Shënues: Gvardiol (70') - Mahrez (27').

Kartona të verdhë: Henrichs.

Leipzig: Blaswich - Klostermann (Henrichs 46'), Orban, Gvardiol, Halstenberg (Raum 89') - Laimer, X. Schlager (Haidara 82'), Szoboszlai, Forsberg (Nkuku 66'), Werner - Silva (Haidara 82')

Manchester City: Ederson - Walker, Akanji, Ruben Dias, Aké - Rodrigo, Bernardo Silva, Mahrez, Gündogan, Grealish – Haaland.

67' Leipzig po kërkon barazimin.

65' Lojë e mirë në dy ndeshjet.

61' Interi po has në vështirësi.

57' Zaidu (FC Porto) ggodet bukur por portieri Andre Onana bën një pritje të mahnitshme.56 Pasim i mrekullueshëm nga Timo Werner (RB Leipzig) për Emil Forsberg, por ata nuk mund të përfitojnë nga kjo.

55 Leipzig pati rast të mirë. Benjamin Henrichs (RB Leipzig) gjuan jashtë portës.

53’ Një krosim drejt pikës së penalltisë dhe Benjamin Henrichs (RB Leipzig) krijon hapësirë për vete, por me kokë dërgon disa centimetra mbi traversë.

50' Interi kërkon golin. 

46' Manchester City synon të shtojë epërsinë.

Përfundojnë pjesët e para.

43' Manchester City kërkon golin e radhës.

40' Ndeshej me ritëm mes Interit e Portos.

36' Lojë e mirë edhe mes Interit e Portos.32' Leipzig në presion.

27' Mahrez (Manchester City) gjen pak hapësirë brenda zonës, i cili nga rreth 15 metra ka shënuar në këndin e poshtëm, 0:1.

15' Ruben Dias (Manchester City) kërcen brenda zonës por goditja me kokë drejt mesit të portës, por portieri tregon reflekset e tij.

12' Ndeshje me rivalitet ënë MIlan dhe në  Leipzig.9' Interi po tenton të shënojë.

7' Skuadra po tregojnë angazhim. 

3' Lojë e mirë të dy ekpet. 

Gjithçka gati.

​City me mungesa të mëdha ndaj Leipzigut, formacionet zyrtare

Në stadiumin “Red Bull Arena” sot do të zhvillohet dueli i parë ndërmjet RB Leipzig dhe Manchester Cityt, i vlefshëm për kalim në 1/8-tën e finales së Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola do të duhet ta përballojë këtë sfidë pa katër lojtarë shumë të rëndësishëm të formacionit bazë si Stones, De Bruyne, Mendy dhe Laporte.

Por, edhe në kampin tjetër ka mungesa si Diallo, Gulasci dhe Olmo, që të tre për shkak të lëndimeve.

Synimi i Cityt është që të marr një rezultat pozitiv në këtë ndeshje para asaj vendimtare që do të zhvillohet në “Etihad Stadium”.

Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:

RB Leipzig: Blaswich, Klostermann, Orban, Gvardiol, Halstenberg, Laimer, Schlager, Szoboszlai, Forzberg, Silva, Wermer

Manchester City: Ederson, Walker, Diaz, Akanji, Ake, Silva, Rodri, Gundogan, Mahrez, Haaland, Grealish.

​Inter-Porto, formacionet zyrtare

Romelu Lukaku është ulur në stol nga Inzaghi për t'i lënë hapësirë Edin Dzekos për të startuar në sulmin e Interit kundër Portos, me Hakan Calhanoglu, Henrikh Mkhitaryan dhe Nicolò Barella si mesfushorë.

“Nerazzurrët” presin skuadrën e Sergio Conceiçao në “Giuseppe Meazza” sonte në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve.

Vetëm Joaquin Correa nuk është në dispozicion për “Nerazzurrët”, ndërsa Dzeko do ta udhëheqë sulmin në partneritet me Lautaro Martinez në sulmin e Interit.

Ish-ylli i Serie A Conceiçao duhet të bëjë pa Gabriel Veron dhe Francisco Meixedon.

Këto janë formacionet zyrtare:

Inter: Onana, Skriniar, Acerbi, Bastoni, Darmian, Barella, Mikhytarian, Calhanoglu, DiMarco, Dzeko, Lautaro

Porto: Costa, Mario, Pepe, Marcano, Zaidu, Pepe, Uribe, Grujic, Galeno, Otavio, Taremi.

Interi kundër Portos e City përplaset me Leipzigun

Ballafaqimi mes Interit dhe Portos pritet me kureshtje të madhe në të tetën e finales në Champions League në futboll. 

Sfidë e nxehtë edhe mes Leipzig e Manchester Cityt.

Inter - Porto

Inter:  Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martinez.
Porto: Diogo Costa; Joao Mario, Pepe, Marcano, Zaidu; Pepê, Uribe, Grujic, Galeno; Otavio, Taremi.

Leipzig  - Manchester City

Leipzig: Blaswich - Klostermann, Orban, Gvardiol, Halstenberg - Laimer, X. Schlager, Szoboszlai, Forsberg, Werner - Silva

Manchester City: Ederson - Walker, Akanji, Ruben Dias, Aké - Rodrigo, Bernardo Silva, Mahrez, Gündogan, Grealish – Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat