Shqiptari protagonist në Korenë e Jugut

Futboll

Shqiptari protagonist në Korenë e Jugut

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 11:06
Jasir Asani

Nis me “këmbë të mbarë” aventura e Jasir Asanit në Korenë e Jugut me skuadrën e Gwuangju.

Këta të fundit triumfuan me rezultatin 0-1 në ndeshjen hapëse të sezonit ndaj Suwon Bluewings teksa goli vendimtar u shënua në minutën e 88-të të ndeshjes, pikërisht nga ish-lojtari i Partizanit në Superiore.

Në këtë sfidë, sulmuesi nuk ishte preferuar titullar dhe u aktivizua në minutën e 66-të të pjesës së dytë, megjithatë gjeti mundësinë për t’u bërë protagonist teksa shënoi një gol mjaft të bukur nga një kënd shumë i vështirë.

Ndërkaq, Asani nuk i rezistoi tundimit për të hequr fanellën pas realizimit të golit duke u ndëshkuar në këtë formë me kartonin e verdhë.

Asani u transferua në Korenë e Jugut në merkaton e janarit teksa më parë ishte pjesë e hungarezëve të Kisvarda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat