Kupa e Shqipërisë, sot zhvillohen dy ndeshje çerekfinale

Futboll

Kupa e Shqipërisë, sot zhvillohen dy ndeshje çerekfinale

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 08:44
Kupa e Shqipërisë

Sot do të zhvillohen dy ndeshje të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë të cilat do të startojnë nga ora 13:00.

Në stadiumin “Arena Egnatia” do të ballafaqohen Egntalia me Lacin, ndërsa Tirana do të luajë si mysafir në stadiumin “Kamza” kundër Kastriotit, një sfidë që pritet të jetë mjaftë interesante.

Këto janë ndeshjet e para të kësaj faze që do të kenë edhe atë të kthimit.

Të mërkurën do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera ku do të ballafaqohen Teuta-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat