Daliç bojkoton votimet e “FIFA The Best Football Awards”

Futboll

Daliç bojkoton votimet e “FIFA The Best Football Awards”

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 13:14
Daliç e Modriç

Zlatko Daliç nuk mori pjesë në votimin për më të mirët e ”The Best FIFA Football Awards”, ceremoni që u organizua në Paris.

Trajneri i Kroacisë, shpjegoi vendimin e tij për të braktisur votimin me anë të një letre zyrtare të publikuar në faqen zyrtare të Federatës.

“Jam i zhgënjyer me qëndrimin e FIFA-s ndaj kombëtares kroate. Besoj fuqimisht se, bazuar në gjithçka që kemi arritur, ne meritojmë më shumë respekt nga organi drejtues i futbollit botëror. 

Jemi e vetmja Kombëtare që kemi qenë në top katërshe në Botërorin e Katarit dhe në Ligën e Kombeve.

Së bashku me Francën, ne jemi ekipi i vetëm që kemi fituar dy medalje në dy Kupat e Botës më të fundit. Në 23 ndeshjet që kemi luajtur që nga fillimi i EURO 2020, kemi humbur vetëm dy herë.

Pse Kovaçiç, Gvardiol dhe Livakoviq nuk ishin kandidatë për të fituar çmime individuale?

Unë shikoj listën e 14 të nominuarve për lojtarin më të mirë të FIFA-s. Përveç të madhit Luka Modric, ku janë lojtarët e tjerë kroatë? Ndjeva mungesë respekti ndaj Kroacisë. FIFA duhet të promovojë Kroacinë. Unë dua më shumë respekt për ne, për kombëtaren tonë, për lojtarët tanë dhe për veten.

Kemi marrë dy medalje në Botërore. Duke marrë parasysh të gjitha sa më sipër, unë kam vendosur të mos marr pjesë në procesin e votimit për çmimet e këtij viti. Por dua të përgëzoj të gjithë fituesit për çmimet e merituara.

Veçanërisht Lukën (Modric) për vendin e katërt të shkëlqyer, edhe pse për mua është gjithmonë numër një”, theksoi trajneri i Kroacisë, që fitoi medaljen e bronztë në Katar 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat