Alaba “kryqëzohet”

Futboll

Alaba “kryqëzohet”

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 16:37
Alaba

Kapiteni i Austrisë David Alaba, ka rënë pre e fyerjeve raciste në rrjetet sociale pasi zgjodhi të votonte për Lionel Mesin përpara shokut të skuadrës te Real Madridit, Karim Benzema, për çmimin FIFA Best 2022.

Alaba i dha 5 pikë Mesit, 3 Benzemasë dhe 1 Kilië Mbapesë.

Mbrojtësi gjithashtu përjetoi abuzime të neveritshme në profilet e tij në Twitter dhe Instagram, dhe shumë prej tyre kishin një aluzion racizmi.

Pas këtyre ngjarjeve Alaba u shpreh se voton kombëtarja e Austrisë dhe jo ai personalisht.

“Për sa i përket çmimit FIFA The Best: Kombëtarja austriake voton për këtë çmim si ekip, jo unë.

Të gjithë në këshillin e ekipit mund të votojnë dhe kështu vendoset.

Të gjithë e dinë, veçanërisht Karimi, sa e admiroj atë se çfarë bën.

E kam thënë shpesh se për mua ai është sulmuesi më i mirë në botë dhe kështu është ende. Pa dyshim”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat