Lajm i keq për Chelsean

Futboll

Lajm i keq për Chelsean

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 18:57
Thiago Silva

Një lajm i keq vjen për klubin anglez, Chelsea.

‘Blutë’ e Londrës nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e mbrojtësit brazilian Thiago Silvan.

Mbrojtësi brazilian, sikurse është qartësuar në një komunikatë të bluve, ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe do të duhet të mbyllë përpara kohe sezonin sportiv.

Ish-futbollisti i Milanit dhe i PSG është ndjerë keq gjatë duelit me Tottenhamin, ndeshje kjo e fituar nga ‘Spurs’.

“Pasi është dëmtuar në gju gjatë gjysmës së parë të ndeshjes të së dielës ndaj Totenhemit, Tiago ka qenë në një vlerësim më serioz të situatës dhe është kryer dhe një skanim për mundësinë e kthimit të tij në seancën stërvitore në qendër të hënën.

Rezultatet e skanimit nga ato vlerësime konfirmuan dëmtimin e ligamentit të gjurit të Thiago Silvës dhe ai tani do të punojë ngushtë me departamentin mjekësor të klubit gjatë rehabilitimit të tij për t'u kthyer në lojë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e Chelseas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat