Nagelsman vendos veton mbi rebelët

Futboll

Nagelsman vendos veton mbi rebelët

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 21:59
Bayerni

Julian Nagelsman gjithmonë ka prezantuar një shpirt luftarak dhe ambicioz që prej ditës së parë kur ai është emërtuar në krye të bavarezëve.

Tempi i tij dhe gjaknxehtësia e kanë bërë 35-vjeçarin të mos e përmbushë misionin e bindjes tek analistët se Juliani mund të jetë një strateg i mirëfillte kur vjen fjala te menaxhimi i grupit dhe ndryshimi i lojë në moment delikat.

Gjithsesi hipoteza e mësipërme ka filluar të bjerë, nëse marrim në konsideratë sjelljen e trajnerit gjerman në sfidën e fundit.

Para pak ditësh doli në media lajmi se Sane u ishte kthyer zakoneve të “vjetra”, siç janë mungesa e respektimit të orareve në seancat stërvitore dhe humbja e avionit për të shkuar me ekipin në Mynshengladbah.

Gjithashtu vlen të theksohet edhe skenari i Gnabrit. 27-vjeçari, në një periudhë jo fort të këndshme në spektrin e rezultateve, kishte zgjedhur që kohën e lirë ta shfrytëzonte në javën e modës në Paris.

Nagelsmani në duelin ndaj Unionit do t’i qëndronte besnik skemës së vjetër 4-2-3-1, por pa praninë e Sanes dhe Gnabri në linjën e titullarëve.

Kjo lëvizje nga ishtrajneri i Lajpcigut dëshmon qartë se ndëshkimi ndaj dyshes në fjalë sapo ka filluar, aq më tepër pa akuza publike, të cilat mund të ndikojnë negativisht në bazë të momentit delikat në kuadrin e objektivave.

Si Serzhit ashtu edhe Leroit iu desh ta shikonin pjesën më të madhe të takimit ndaj berlinezëve si spektatorë, pavarësisht se potenciali i tyre nuk vihet në diskutim.

Për ta zbutur disi këtë “luftë” në distancë mes “rebelëve” dhe teknikut ka menduar presidenti Hainer:

“Kur shikoj stolin e Bajernit më vjen të lëpij gishtat.

Të gjithë e meritojnë të jenë protagonist nga minuta e parë.

Më vjen mirë që grupi mbart potencial të jashtëzakonshëm, ndonëse për trajnerin detyra merr përmasa të ndërlikuara”, përfundoi 68-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat