I gatshëm për “El Clasico”

Futboll

I gatshëm për “El Clasico”

Më: 1 mars 2023 Në ora: 14:11
Ansu Fati

Barcelona do të jetë nesër mbrëma pa Robert Lewandowskin, por do ta ketë në dispozicion Ansu Fatin.

Më në fund, gjiganti katalunas e mori një lajm të mirë para “El Clasicos” së të enjtes mbrëma.

Sulmuesi spanjoll e kishte pësuar një lëndim të gjurit, i cili e kishte lënë jashtë fushës së blertë kundër Almerias.

Por, ditëve të fundit ai ushtroi me ekipin kjo lë të kuptohet se ai mund të jetë në dispozicion të trajnerit Xavi Hernandez.

Barça dhe Reali do të përballen mes vete në gjysmëfinalen e parë të Copa del Rey.

Këto dy ekipe do të përballen më pas edhe dy herë, në La Liga dhe në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat