Klubi i La Liga kërkon zyrtarisht pezullimin e kampionatit në Spanjë

Futboll

Klubi i La Liga kërkon zyrtarisht pezullimin e kampionatit në Spanjë

Më: 1 mars 2023 Në ora: 21:33
Cadiz

Një nga klubet e La Liga ka kërkuar zyrtarisht pezullimin e përkohshëm të kampionatit në Spanjë.

Cadiz i është drejtuar KAS-it për të shqyrtuar ngjarjen e ndeshjes ndaj Elches ku VAR cilësoi të rregullt një gol të kundërshtarëve ku kishte një lojtar në pozicion jashtë loje gjatë aksionit.

Kadiz i ka kërkuar federatës që të anulonte golin dhe ndeshja të rifillonte në minutën e 81-të, ku kishte ndodhur ngjarja.

Por në shkallën e parë të drejtësisë sportive iu tha që nuk kishte kompetencë, ashtu si në Apel.

Ndaj i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv me kërkesën për të shqyrtuar ngjarjen dhe një tjetër që kampionati i La Liga të pezullohet.

Klubi pretendon se rezultati i asaj ndeshje mund të ndikojë rregullsinë e mëtejshme të kampionatit.

Ndaj kërkojnë që të pezullohet La Liga deri sa të merret vendimi për këtë çështje, për të cilën ata kanë argumentuar se ka raste të ngjashme në vendimmarrje nga UEFA e FIFA për takime të veçanta.

Kadiz po fitonte me shifrat 1-0 takimin në fjalë, por pas atij goli, ndeshja u mbyll me rezultatin 1:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat