Broja: Ne gjithmonë do të besojmë, në çdo ndeshje për fitore

Futboll

Broja: Ne gjithmonë do të besojmë, në çdo ndeshje për fitore

Më: 3 mars 2023 Në ora: 17:55
Rron Broja

Futbollisti i Dritës së Gjilanit, Rron Broja, shprehet optimist për sfidën e nesërme (13.00) kundër Llapit të Podujevës, që luhet në kuadër të javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

“Gjatë gjithë javës jemi mundur të punojmë dhe t’i përmirësojmë gabimet nga ndeshja e kaluar.

Besoj që ndeshja e nesërme na jep mundësi të përmirësojmë gabimet dhe me shumë angazhim të kthehemi te fitorja.

Ne e vlerësojmë skuadrën kundërshtare dhe besoj do të jetë lojë më e hapur, do të mundohemi ta dominojmë dhe ta marrim fitoren.

Ne gjithmonë do të besojmë dhe do të fokusohemi te ndeshja e ardhshme dhe të vazhdojmë kampionatin me një qetësi më të madhe.

Shpresoj që prej nesër t’u kthehemi fitoreve dhe besoj që me eksperiencën që ka ekipi të kthehemi te rezultatet dhe të vazhdojmë synimet tona”, ka theksuar Broja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat