Prenga - dy gola në 10 minuta

Futboll

Prenga - dy gola në 10 minuta

Më: 5 mars 2023 Në ora: 17:42
Prenga

Herdi Prenga ka marrë rolin e një bomberi në ndeshjen e sotme të kampionatit hungarez ku Honvedi i tij përballej me Pushkash Akademi.

Mbrojtësi shqiptar, ka qenë autor i dy golave në takimin e sotëm, duke ndihmuar skuadrën në të dy anët e fushës.

Përtej paraqitjes pozitive në prapavijë, Prenga ka qenë vendimtar në fraksionin e dytë të lojës teksa në minutën e 57 ishte ai i cili vendosi barazimin e përkohshëm me një gol me kokë pas zhvillimit të një goditje nga këndi, duke u treguar i vëmendshëm para portierit për ta shtyrë sferën në rrjetë.

Vetëm 10 minuta më vonë, Prenga tundi përsëri rrjetën me një gjuajtje me kokë, përsëri në vijimin e një këndoreje, teksa u tregua më i aftë në një duel ajror për të siguruar avantazhin për ekipin e tij.

Por ai nuk ishe protagonisti i vetëm i duelit, pasi Albi Doka, i aktivizuar në minutën e 79 të takimit, në minutën e 86 u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë në fundin e ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat