Gary Neville: Çfarë turpi!

Futboll

Gary Neville: Çfarë turpi!

Më: 5 mars 2023 Në ora: 22:00
Dëshpërimi të Manchester Utd

Sigurisht, me shumë keqardhje, Gary Neville analizoi humbjen turpëruese 0-7 të Manchester United në “Anfield” ndaj rivalëve të mëdhenj Liverpoolit.

Në analizën e ndeshjes në “Sky Sports”, ish-mbrojtësi i djathtë ka vlerësuat negativisht lojën “Djajve të Kuq” e sidomos të Bruno Fernandesit.

“Pjesa e dytë ishte një turp i vërtetë, një ekip i bërë copash, veçanërisht Bruno Fernandes, i cili ndonjëherë ishte i turpshëm.

Disa sjellje të tij në pjesën e dytë ishin të papranueshme, madje dukej sikur po ngrinte duart duke pyetur pse nuk e hoqën nga fusha”, tha ish-lojtari i “Tre Luanëve”, i cili ende beson se Erik ten Hag do të jetë në gjendje ta rregullojë situatën.

“Shpresoj se ishte thjesht një pasdite e keqe, besoj se Ten Hag do ta përballojë situatën dhe do ta kthejë shpejt në mënyrën më të mirë.

E ka bërë në të kaluarën, por në këtë ndeshje u thyen si skuadër, lojtarët humbën mendjen dhe disiplinën”, përfundoi Neville.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat