Zanetti: Ndaj Portos do të jetë shumë e vështirë

Futboll

Zanetti: Ndaj Portos do të jetë shumë e vështirë

Më: 7 mars 2023 Në ora: 11:46
Javier Zanetti

Inter do të ndeshet në ndeshjen e kthimit të Champions League ndaj Portos në Portugali, me zikaltërit të cilët e fituan sfidën e parë me rezultatin 1-0.

Përplasja e kthimit do të jetë më 14 mars në orën 21:00.

Javier Zanetti foli për momentin e Interit të tij dhe sfidat që i presin në javët në vijim.

“Mendoj se e kishim përgjigjen që kërkonim.

Pas humbjes ndaj Bolonjës, ku të gjithë ramë dakord që nuk kishim luajtur mirë, djemtë u rikthyen në formën e tyre  ndaj Leçes dhe morën një fitore me vlerë.

Po mundohemi të përmirësohemi dhe të gjejmë atë vazhdimësi që na kishte munguar dhe që nuk na ka lejuar të kemi më shumë pikë në renditje.

Kemi humbur pikë të cilat mund të mos i kishim humbur, por renditja e thotë këtë dhe vetëm me punë do t’i zgjidhim problemet.

Do të na duhet një Inter shumë i përqëndruar, me vendosmëri të madhe.

Po shkojmë në një stadium shumë të nxehtë, kundër Portos. Kjo mund të na vërë në vështirësi të mëdha.

Ne do ta përgatisim këtë ndeshje dhe atë kundër Spezias në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse nëse fitojmë do të arrijmë në Porto me formën e duhur fizike dhe mendore.

Kam besim te grupi dhe jam i bindur se do të arrijmë gati në këtë takim.

Lautaro?

Jam shumë i kënaqur me rrugën në të cilën ai është, në mënyrën se si po rritet.

Rritja e tij është konstante, ai ka gjetur pjekuri të madhe dhe po e demonstron atë edhe në fushë, kjo është jo që ka rëndësi”, ka përfunduar Zanetti, legjenda e Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat