Parametra fizikë dhe teknikë

Futboll

Parametra fizikë dhe teknikë

Më: 7 mars 2023 Në ora: 15:34
Henrik Mikhitarian

Henrik Mikhitarian mbërriti në Milano për të qenë një alternativë, për të luajtur më pak se gjysmën e ndeshjeve të sezonit, por armeni është shndërruar në element kyç të skuadrës së Inzagit.

Dëmtimi i Brozoviçit e ktheu jo vetëm në titullar të pazëvendësueshëm të mesfushës, por e bëri të kapërcente edhe kroatin në hierarkinë e zgjedhjeve, aq sa sot është Brozo me valixhe në duar dhe ish-lojtari i Romës është i projektuar zikaltër afatgjatë.

34-vjeçari ka mahnitur stafin e Inzagit, jo vetëm për teknikën dhe eksperiencën që sjell në skuadër, por mbi të gjitha për parametrat fizikë dhe atletikë.

Ajo ndaj Leçes ishte ndeshja e 17-të radhazi si titullar për Mikhitarianin në të gjitha kompeticionet, me mesfushorin që përveç kontributit me gol po konfirmohet i palodhur në atë që i dhuron skuadrës.

Aspekti teknik bën diferencën, me duele të fituara, driblime si pak të tjerë tek Interi, vizion loje dhe leximin dhe zgjidhjen e situatave.

Në kohën dhe në vendin e duhur, Mikhitarian ka konsoliduar statusin e tij në skuadër, aty ku tashmë duket ai i palodhshmi dhe jo Brozoviç.

Edhe pse jo në të njëjtin rol, ky i fundit është gjithmonë pika e referimit, duke qenë se dueli po zhvillohet mes të dyve për një vend krah Barelës e Çalhanoglusë së palëvizshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat