Dugarry: I lumtur që u dëmtua Neymar, nuk dua ta shoh më në fushë

Futboll

Dugarry: I lumtur që u dëmtua Neymar, nuk dua ta shoh më në fushë

Më: 7 mars 2023 Në ora: 17:01
Neymar

Christophe Dugarry, kampioni bote dhe Evropës me Francën (1998, 2000), ka bërë një deklaratë bombastike për dëmtimin e brazilianit Neymar, i cili do t’i nënshtrohet një operacioni dhe nuk do të luajë më këtë sezon.

“Jam i lumtur për PSG-në që Neymar u lëndua. Mendoj se është një mundësi e jashtëzakonshme për Galtier.

Duhet të kishte pasur guximin ta largonte Neymarin, ishte zgjidhja e vetme. Ky ekip është shumë më i balancuar me pesë lojtarë në mbrojtje, tre mesfushorë dhe Mbappé-Messi në sulm.

Skuadra nuk është në gjendje të kontrollojë ndeshjet, sepse, kur humbet topin, tre sulmuesit nuk mbrojnë, ndaj u lejojnë kundërshtarëve shumë mundësi shënimi.

Nuk mund ta shoh më. Më duket i padurueshëm driblimi, qëndrimi i tij.

Nuk dua ta shoh më në fushë. Më ka lodh”, ka shpjeguar për RMC Sport ish-sulmuesi i përfaqësueses së Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat